Sport Ndërkombëtar

Juventus do të sigurojë Chiesan

Federico Chiesa pati një sezon të vështirë këtë edicion.

Ai u përrball me lëndime që e mbajtën atë jashtë fushave të blera për shumë ndeshje.

Mirëpo, Juventus ka vendosur që ta mbajë kartonin e tij duke paguar 40 milionë euro, raporton Fabrizio Romano.

“Juventus ka aktivizuar opsionin për të blerë Federico Chiesa në një marrëveshje të përhershme siç pritej. Nuk ka qenë kurrë në dyshim – Fiorentina do të marrë 40 milionë euro të garantuara plus 10 milionë euro shtesa, tarifa e huazimit ishte rreth 10 milionë euro”, shkruan Romano.

Chiesa për Italinë në Euro 2020

“Zonja e Vjetër” po planifikon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të ardhmen dhe natyrisht 24 vjeçari është pjesë kyçe.

Këtë sezon të Series A, sulmuesi është paraqitur 14 herë ku ka arritur të shënojë dy gola dhe të asistojë tre sosh.

Italiani ka vlerën e 70 milionë eurove në treg, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com