Sport Ndërkombëtar

Juventus “blindon” pozitën e dytë

Juventus k ashënuar fitore 2-0 në shtëpi ndaj Cremoneses dhe konsolidohet në vendin e dytë në renditje me 69 pikë, tri më shumë se Interi.

Skuadra bardhezi mori një lajm të hidhur pas dëmtimit të Pogbas pas 24 minutash, teksa francezi ishte rikthyer titullar pas një kohe të gjatë. Në fillimin e pjesës së dytë, Fagioli shënoi super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Në minutën e 69-të, Bremer realizoi golin e dytë me një goditje me kokë në zonë. Tashmë Juventus pret vetëm vendimin nga organet e drejtësisë, pasi në fushë është e shkëputur nga rivalët e tjerë për zonën Champions.

/Shqip.com