Sport Ndërkombëtar

Juventus blindon 21-vjeçarin argjentinas

Carlos Alcaraz thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Juventusit dhe testet e tij mjekësore në Torino janë rezervuar për të enjten.

“Bardhezinjtë” janë afër nënshkrimit të mesfushorit argjentinas 21-vjeçar nga Southamptoni.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, testet mjekësore të Alkarazit tashmë janë rezervuar për të enjten, ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Itali.

Juventusi dhe Sautemptoni janë ende duke negociuar tarifën e transferimit të lojtarit, por “Zonja e Vjetër” është e sigurt për finalizimin e marrëveshjes pasi lojtari tashmë ka rënë dakord të transferohet në Torino.

“Sky Sport Italia” konfirmon se Alcaraz është gati të fluturojë për në Torino. pasi ka rënë dakord tashmë për kushtet me gjigantët e Serie A.

Dy klubet janë ende duke negociuar detajet përfundimtare, por Juventusi pritet ta marrë 21-vjeçarin në një marrëveshje fillestare huazimi, me një opsion për të blerë për 35-40 milionë euro.

/Shqip.com