Rozë Ndërkombëtar

Justin dhe Hailey festojnë katër vjetorin e martesës

Justin Bieber dhe Hailey Bieber po festojnë katër vjetorin e martesës.

Të dytë kanë uruar njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Justin në urimin e tij e ka quajtur të dashurën e tij edhe grua edhe shoqe.

“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë. Faleminderit që më bërë më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi Justin.

Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Ndërkohë Hailey, iu drejtua partnerit të saj si njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

“4 vite e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë, dashuria e jetës time. Faleminderit Zotit për ty”, shkro Hailey.

Justin dhe Hailey u fejuan në korrik të vitit 2018 dhe u martuan në një ceremoni shumë intime në New York në shtator të vitit 2018.

Një vit më vonë, më 30 shtator 2019, çifti u martua sërish në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut./Shqip.com