Rozë

Justin Bieber është xhiruar duke i bërtitur bashkëshortes së tij

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij

Justin Bieber është xhiruar duke i bërtitur bashkëshortes së tij, Hailey, pas një performance në fundjavën që lamë pas që ai ka pasur, shkruan SHQIP.

Ai shihet duke bërë gjeste me duar ndërkohë që bisedon me partneren e tij dhe kjo situate është perceptuar si grindje mes tyre duke u shpërndarë më të madhe në rrjetet sociale.

Justin dhe Hailey po shoqëroheshin nga shumë pjesëtarë të sigurimit përgjatë korridorit të kazinosë, ndërkohë që fansave të pranishëm ua ka tërhequr vëmendjen reagimi i këngëtarit të famshëm.

Megjithatë, disa nga të pranishmit kanë reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ai nuk i bërtiste modeles, porse kishte reaguar plot adrenalinë pas një performance të zjarrtë.

Bieber është i martuar që dy vite me modelen e njohur./SHQIP.com