Rozë Ndërkombëtar

Justin Bieber është në prag të tërheqjes nga muzika

Justin Bieber

Princi i Pop-it”, Justin Bieber është gati të heq dorë nga muzika në moshën vetëm 29-vjeçare.

Në një postim të gjatë të publikuar në Instagram,Bieber zbuloi se po tërhiqet nga muzika për një kohë për të punuar me shëndetin e tij.

Ai ka shpjeguar se ka disa kohë që ka vështirësi dhe se duhet të përqendrojë përpjekjet e tij “ në mënyrë që të mund të mbaj martesën dhe të jetë babai që dëshiron të jetë.”

Vokalisti dhe kompozitori i “Love Yourself” shtoi se ndërsa “Muzika është shumë e rëndësishme … Asgjë nuk është para familjes dhe shëndetit tim”, shkruan Forbes.

Më tej, Bieber përmendi se ai “do të vijë me një album ASAP,” dhe shanset janë që ai tashmë ka shumë materiale të regjistruara.

/Shqip.com