“Jurgen Klopp i fik dritat në Teatrin e Ëndrrave”

“Teatri i Ëndrrave” është heshtur sonte nga Liverpooli.
“The Reds” kanë mposhur Manchester Unitedin, në udhëtim, me rezultat të thellë 0-5, shkruan Shqip.com.
Serinë e golave në këtë takim e hapi, Nabil Keita, pas vetëm pesë minutave lojë, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Mohamed Salah.
Përderisa pritej një përgjigje nga ekipi vendas, mysafirët shënuan edhe njëherë, kësaj radhe me anë të Diogo Jottas.
Ndërsa, goditjen radhës ja dha, Mohamed Salah, në minutën e 38-të.
Deri në fund të pjesës së parë, Salah shënoi edhe njëherë, dhe në pushim shkuan me epërsinë prej katër golave.
Pjesa e dytë, ishte përsëri e dominuar nga Liverpooli, që ishte skuadër superiore në çdo aspekt.
Mohamed Salah, shënoi përsëri, pas pesë minutave lojë, për ta kompletuar hat-trickun dhe për dëshmuar edhe njëherë se është ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Ndërsa, në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” nuk mund ta shënonin as golin e nderit.
Madje, nga minuta e 60-të, ata ishin me një futollist më pak në fushën e gjelbër, pasi Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq.
Pas kësaj fitore, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë në Premierligë, me 21 pikë. Ndërsa, Manchester United mbetet në pozitën e shtatë./Shqip.com