Sport Ndërkombëtar

Jurgen Klinsmann fillon punën si përzgjedhës i Koresë së Veriut

FOTO: reuters
FOTO: reuters

“Timonieri” Jurgen Klinsmann është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Koresë së Veriut.

Klinsmann më parë ka qenë përzgjedhës i Gjermanisë.

Ai shprehet i lumtur që është emëruar përzgjedhës i Koresë.

“Unë mendoj se ata bënë një punë shumë, shumë të mirë në Katar dhe shpresoj se ata mund të sjellin edhe më shumë sukses”, ka thënë 58-vjeçari Klinsmann.

Kampionati aziatik i futbollit ishte menduar të mbahej këtë verë në Kinë, por për shkak të masave të këtij vendi për të luftuar përhapjen e Covid-19, turneu u zhvendos në Katar dhe u shty për në fillim të vitit 2024, për shkak të temperaturave të larta të verës atje.

Ky është angazhimi i tretë i Klinsmann si trajner i Kombëtares, pasi ai ishte në stolin e kombëtareve të Gjermanisë (2004-2006) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2011-2016).

/Shqip.com