Rozë

Juliana Nurës nuk i del inati me jurinë: Vetëm po të jesh budalla nuk e kupton kush di të kërcejë

E eliminuar nga “DWTS” javën e kaluar, Juliana Nura vazhdon të mendojë se iu bë një padrejtësi dhe nuk heziton ta thotë në çdo intervistë.

E pyetur për këtë temë gjatë një interviste për “S’e Luan Topi”, Juli u shpreh:

“Unë jam shumë e drejtpërdrejtë, jam e vërtetë dhe nuk shtirem. Njerëzit më duan për atë që jam. Kur mundohesh të bësh diçka tjetër, njerëzit e vënë re që nuk je reale, prandaj nuk i duan njerëzit që shtiren. Njerëzit më vlerësojnë kështu si jam. Isha shumë e mllefosur të premten, sepse askush nuk e priste eliminimin tim. Edhe Albi Nako tha kjo nuk mund të ndodhë, sepse Juliana ishte në tre vendet e para për tetë javë rresht. Kam një publik që më përkrah, videot e mia bëheshin gjithnjë virale. Që kur filloi programi, e pashë që diçka ishte kurdisur. E ndjeva që nuk do të isha deri në fund. Kisha një parandjenjë që diçka nuk po shkonte atë të premte. U mërzita, sepse nuk ishte reale. Nuk më pëlqen kur ia bën me hile dikujt. Edhe po t’i ndodhte dikujt tjetër, po t’i ndodhte Fifit ose Enxhit, do të mërzitesha, sepse meritojnë të shkojnë në finale”, tha Nura.

Juliana tha se do të donte të dinte arsyen se pse juria e eliminoi dhe shtoi se “vetëm nëse je budalla, nuk e kupton kush di të kërcejë”.

“E meritonim, se shihet kush kërcen dhe kush nuk kërcen, vetëm po të jesh budalla nuk e kupton. Unë mendoj që është padrejtësi. Kështu e vendosi juria dhe nuk e di pse. Dua të di pse. Në finale ishte e sigurt që do të shkoja, por për fitoren, nuk e di. Sa i përket marrëdhënies me balerinin e saj, Dionin, Juliana tha se në fillim ka pasur keqkuptime, por më vonë gjetën mirëkuptimin”.

/Shqip.com