Rozë

Juliana Nura akuza BB VIP Kosova: Nuk e mbajtën premtimin!

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip Kosova 1”, Juliana Nura ka akuzuar menaxhmentin e këtij spektakli për mosmbajtje të premtimeve.

Pas përfundimit të garës, asaj i ishte kumtuar lajmi se do ishte imazhi i kompanisë për prodhimin e miellit, por sipas saj ky premtim nuk është realizuar asnjëherë.

E duket se për të ky ka qenë një zhgënjim.

“Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë. Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit”, u shpreh ajo.

/Shqip.com