Rozë

Juliana ka një koment për deklaratat e Noizyt

Juliana Nura

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura ka folur së fundi për deklaratat e reperit Noizy lidhur me të.

Juliana kishte deklaruar se ishte në një njohje jashtë, por gjatë debateve me Stresin u zbulua se fjala ishte për Noizyn.

Por, ai që i ka mohuar këto deklarata ishte vet artisti përmes një adresimi në InstaStory.

“Nuk kam qenë as kurr nuk do të jem bashkë me atë person”, ka thënë Noizy.

Megjithatë, Juliana thotë se e ka dëgjuar atë se çfarë ka thënë Noizy duke e jep edhe komentin e saj lidhur me këtë çështje.

“Nuk u befasova shumë sepse në fund të fundit secili njëri e ka ndërgjegjen e vetë. Çdo njëri mund ta flas atë që don. E vërteta është që publiku na ka parë bashkë e po ashtu edhe shoqërinë e kemi të përbashkët. Krejt ky Big Brother ka fillu prej qasaj teme kur jemi taku me Stresin, tek ai jemi taku e din edhe personi në fjalë”, tha Juliana.

Kujtojmë se Juliana kishte filluar një raport me të afërt me Atdhe Xheravinën brenda shtëpisë.

/Shqip.com