Rozë

Juliana ia përmend ‘vazhdimisht’ vëllain, shpërthen në lot Melisa

Marrdhëniet në mes Melisës dhe Juliana Nurës brenda Big Brother Vip Kosova janë shumë të tensionuara.

Herë pas herë, dy banorët shkaktojnë debate të ashpëra me njëra-tjetra.

Madje, Melisa ka akuzuar Xhulin se vazhdimisht po i përmend vëllain dhe duke ironizuar se po betohet në kokën e tij.

Pas kësaj, Melisa ka filluar të qaj e pastaj është thirrur në dhomën e rrefimit për të sqaruar se pse po qanë.

“Njërëzit që me njohin e dinë se vëllain e kam pikë të dobët. Unë kam lënë një familje jashtë dhe unë jam për ata. Me ka marrë malli dhe mundohem ta mbajë veten duke menduar se ata mund të kenë nevojë. Pse nuk flas për jetën time personale, nuk është se nuk kam asgjë”, tha Melisa.

Melisa flet edhe për marrdhënien që ka ajo me vëllain e saj.

“Ai është si të jetë vëllai im i vogël e jo që është më i madh se unë, ta lejnë rehat sepse mjaftë ka problemet e veta.

/Shqip.com