Rozë Ndërkombëtar

Julia Fox ndihet krenare pasi u nda me Kanye West

Julia Fox ka pranuar se është krenare për veten që i dha fund lidhjes së saj me Kanye West.

Aktorja, 32 vjeçe, zbuloi se ishte ajo që i dha fund romancës së re të çiftit pas dy muajsh, sepse që nga momenti i lindjes së djalit të saj Valentino, sipas saj, ajo nuk kishte  më kohë as energji për të.

“Çështjet e pazgjidhura me të cilat ai po merrej. Duket se ai kishte shumë për të punuar, dhe unë thjesht nuk kam kohë për të, apo energji. Nuk kam kapacitetin emocional për të”, tha Fox.

Ajo zbuloi se reperi e kishte marrë numrin e saj përmes një miku të përbashkët dhe dyshja kishin një kimi të mirë, ndaj donte të shihte se çfarë do të ndodhte.

“Dhe më pas filloi jeta reale dhe mënyra e jetesës nuk ishte e përshtatshme”, u shpreh ajo.

Ish-çifti u takuan gjatë Vitit të Ri në Miami, por u ndanë pak para Ditës së Shën Valentinit këtë vit.