Rozë

Juli vendos të largohet nga “Për’puthen”

Julian Çela

Julian Çela, është 19-vjeçari nga Lushnja, i cili ishte pjesë e këtij sezoni të Për’puthen, duke u cilësua si një nga më  “të zhurmshmit”.

Të shtunën, në puntatën e “Përputhën Prime”, disa nga vajzat vunë në dyshim seksualitetin e tij, duke aluduar se është “gay” që me pas shkatuan edhe tensione në studio, e gjithë kjo pasi që ai kishte takimin me Mikelën.

Madje, kur situata agarvoi, Juli hoqi edhe mikrofonin, duke kërkuar të largohet nga studio.

Pas gjithë kësaj ai ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga emisioni.

Konkurrenti, Juli

Këtë e ka zbuluar vetë ai, në Instagram, në një bisedë me ndjekësit, ku ka treguar se nuk është më pjesë e programit.

I pyetur nëse ndihet i shfrytëzuar, ai ka thënë:

“Nuk e shoh në atë këndvështrim, edhe pse ashtu ishte”,duke shtuar më pas se e bëri të gjithën për sensibilizim.

Nuk dihet se a ishte gjithë kjo për vëmendje apo Juli ka vendosur tashmë që të mos qëndroje në program./SHQIP.com