Rozë

Juli i “Për’puthen” tregon se si është rrahur nga babai që kur ishte 5 vjeçar

Konkurrenti, Juli

Edhe puntata e sotëm e emisionit “Për’puthen” ka filluar me debate të forta në studio.

E gjithë kjo fillojë kur po bëhet transmetimi i takimit të Julit dhe Mikelës.

Argjendi i tha Julit që e kaluara e tij e ka lënë me probleme psikologjike dhe ai ndjenë neveri kur i përmendët emri nga ai.

“Ti nuk flet dot për të kaluarën time. Nëse do të kisha problem nuk do të isha këtu”, ka deklaruar Juli.

Pas kësaj, Juli tregoi se që në moshën 5 vjeçare është rrahur nga babi i tij dhe dhuna ka vazhduar për vite. Ai më tej ka thënë së asnjë ditëlindje deri më tani nuk e ka festuar.

“Asnjë ditëlindje deri më tani nuk e kam festuar, Argjend e din ti çka do të thotë kjo?”, vazhdon më tej Juli./SHQIP.com