Mata ende nuk ka vendosur për të ardhmen
Publikuar:
(10.08.2022 17:50:50)

Pas tetë viteve qëndrim në “Teatrin e Ëndrrave” vendosi që të largohej.
Por, akoma nuk ka vendosur se ku do e vazhdojë karrierën.
Juan Mata vazhdon të mbetet lojtar i lirë.
U raportua se 34 vjeçari ishte i lidhur me një transferim në Leeds United – por kjo nuk është e vërtetë sipas Fabrizio Romanos.
Reprezentuesi spanjoll – ka një karrierë të pasur – ani pse në sezonet e fundit kishte mbetur i ulur në stolin e “Djajve të Kuq”.
Ndër të tjera – ai ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Europaligën./Shqip.com