Rozë

“Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora”, reagon Leonora Jakupi

Leonora Jakupi

Dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar në Gjykatën e Hagës u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.

Ky vendim i Gjykatës shkaktoi reagime të shumta teksa një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Leonora ndau foto të Gucatit dhe Haradinaj dhe ka shkruar : “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora. Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”.

Ndryshe, gjykimi i Gucatit dhe Haradinaj ka zgjatur saktësisht 31 ditë të plota, kurse procedura paraprake 12 muaj e 12 ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë qëndruar në paraburgim.