Jospeh: Kosova bëri auto-gol me dinarin, Kurti duhet ta gjuaj topin përpara, jo prapa
Profesori i njohur amerikan i John Hopkins University, Edward Jospeh, në një shkrim të gjatë në profilin e tij në “X” ka shkruar për seancën e thirru nga Serbia në Këshill të Sigurimit. Jospeh ka qenë kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se falë një veprimi tjetër të pakoordinuar po detyrohet që shkojë në Këshill të Sigurimit, në vend që presioni ndërkombëtar të fokusohet tek Beogradi dhe tek votimi i ndodhur në Parlamentin Evropian për zgjedhjet serbe që supozohet të jenë plotë mashtrime.
Jopseh thotë se Vuçiq në vend se të ishte në Serbi për t’iu shpjeguar qytetarëve të tij se pse vendi i tyre rrezikohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkak të parregullsive në zgjedhje, atij iu dha mundësia që ta luaj rolin e mbrojtësit të madh të serbëve të Kosovës, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës, shtete këto që në vazhdimësi e izolojnë Kosovën.
Joseph seancën në Këshill të Sigurimit e cilëson si një “cirk plotësisht të panevojshëm”.
Tutje profesori amerikan ka thënë se seanca në Këshill të Sigurimit duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Kosovës. Joseph ka thënë se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi i pandërprerë
“Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shprehet Joseph.
Tutje profesori amerikan ka thënë se për çështjen e dinarit, kryeministri Albin Kurti duhej të prodhojë një plan dhe jo të ketë një ndalim, meqë është një çështje komplekse.
Joseph thotë se në terma shumë të thjeshtë “serbët e Kosovës që varen nga transaksionet nuk duhet të dëmtohen”.
Edward Jospeh thotë se e vetmja mënyrë për të rikuperuar rezultatin nga një auto-gol është që të shënosh në portën tjetër.
Këtë profesori amerikan thotë se Kurti mund ta bëjë duke ecur përpara me implementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit dhe duke punuar seriozisht me Ambasadën e SHBA-së për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Shkurt, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, përfundon Edward Joseph.
First, on the Euro/Dinar, Kurti needs to produce a plan, not a ban. This is a complex matter, involving double taxation and other topics. But one element is simple: Kosovo Serbs who depend on transfers must not be hurt. 4/6
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) February 8, 2024
/Shqip.com