Sport Ndërkombëtar

Joshua – Whyte, zbulohet data e meçit

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 12 gusht ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Palët kanë firmosur kontratat dhe sfida do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Lajmin e konfirmoi sot Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Joshua. Kjo do të jetë sfida e dytë mes dy boksierëve, me Joshua që ka fituar 8 vite më pare më KO teknik duelin e parë mes tyre, zhvilluar po në këtë stadium.

“Kontratat janë firmosur dhe tani do të zyrtarizojmë duelin. Do të jetë një përballje e madhe dhe boksierët do të dhurojnë spektakël në ring”, tha Eddie Hearn, që konfirmoi sfidën e madhe.

Interesant fakti se të dy boksierët kanë dueluar për herë të fundit ndaj të njëjtin rival, Jermaine Franklin. Joshua (25 fitore e 3 humbje) e mposhti më 1 prill të këtij viti. Ndërsa Whyte (29 fitore e 3 humbje) e ka mundur në nëntor të vitit të kaluar.

/Shqip.com