Sport Ndërkombëtar

Joshua jep sinjalin e mirë për dashamirët e boksit

Pak kohë më parë, boksieri britanik Anthony Joshua deklaroi se nuk do të duelojë deri në dhjetor. Sot, në një intervistë për “Sky Sports”, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, deklaroi se mund të rikthehet më herët në ring, në korrik ose gusht. Gjithçka, sipas Joshua, do të varet nga trajneri i tij, nëse ai do t’i japë “dritën jeshile” për t’u rikthyer në ring.

“Nëse trajneri im vendos të ndryshojë mendje e ndjej se edhe unë mund të ndryshoj mendje. Kështu që, unë mund të rikthehem më herët në ring, me kusht që trajneri im të jetë i kënaqur me atë që sheh në stërvitje”, u shpreh Anthony Joshua, dy herë kampion bote në peshën e rëndë.

*** FREE FOR EDITORIAL USE *** Heavyweight Champion of the World Anthony Joshua OBE pictured at Finchley ABC announcing he has given substantial financial backing to the Amateur National boxing federations of England, Wales and Scotland. The money will be

Joshua do të rikthehet në Teksas për t’u stërvitur me trajnerin e tij Derrick James dhe së bashku do të vendosin. “Unë thjesht doja të vizatoja një vijë në rërë dhe të thosha se nuk do të luftoj deri në këtë datë. Por gjërat mund të ndryshojnë”, tha Joshua, ndërkohë që menaxheri i tij Eddie Hearn deklaroi se mund të organizohet një sfidë ndaj Dillian Whyte këtë verë.

/Shqip.com