Joshua i uron Usyk – fitoren
Publikuar:
(21.08.2022 19:52:56)

“Luftoi’ 12-të raunde, por në fund u mposht.
Përkundër këtij fakti, Anthony Joshua ka uruar publikisht – Oleksander Usyk – për mbrotjen e titullit të kampionit.
Boksieri britanez – e bëri këtë përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkroi se “Usyk i uroj suksese të vazhdueshme në kërkimin tuaj për madhështi. Ju jeni një kampion i klasit”.
Teksa, shtoi se “unë do të jem i pari që do ta pranoj, e zhgënjeva vetën time. Kam vepruar nga pasioni dhe emocioni i pastër dhe kur nuk kontrollohet nuk është mirë”.
Për Joshuan – kjo ishte humbja e tretë në karrierë.
Ndërsa, për boksierin nga Ukraina kjo ishte fitorja e 20-të – në po aq ndeshje të zhvilluara.
Ai mbetet ende pa humbje – ani pse është 35 vjeçar./Shqip.com