Sport Ndërkombëtar

Joshua fiton me nokaut ndaj finlandezit Helenius

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka treguar klasin e tij në meçin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.

Ish-kampioni i botës, ka fituar me nokaut në raundin e shtatë ndaj finlandezit, Robert Helenius.

Joshua ka qenë më i mirë gjatë gjithë kohës dhe vazhdimisht e kërkonte fitoren, e cila u kurorëzua në rundin e shtatë.

Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.

Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.

Kësisoj, Anthony Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.

/Shqip.com