Lajme

Joseph: Washingtoni dhe Brukseli duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen e draftuar

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins.
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Janë bërë plot një muaj që nga arritja e marrëveshjes së Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në Aneksin e Implementimit për të cilin janë pajtuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është edhe pika e gjashtë në të cilën flitet për themelimin e një Komiteti të Përbashkët të Monitorimit që do të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me atë nëse është respektuar ky afat kohor, ka pyetur sot Brukselin, analisti amerikan, Edward Joseph.

Ai ka thënë se ky afat prej një muaji tashmë ka kaluar kur duhej të themelohej ky Komitet i drejtuar nga BE-ja për të mbikëqyrur implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes.

Joseph ka pyetur nëse ky Komitet është themeluar, dhe nëse po, ka thënë se BE-ja duhet ta bëj publik. Por thotë se Brukseli duhet të tregojë edhe nëse s’ka ndodhur diçka e tillë.

Ai tutje ka shkruar se Washingtoni dhe Brukseli duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që e kanë draftuar dhe që e kanë imponuar, meqë thotë se edhe besueshmëria e BE-së dhe SHBA-së janë në pyetje bashkë me palët.

Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi”, ka shkruar Joseph.

/Shqip.com