Lajme

Joseph: Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit

Profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph
Profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Këtë lajm, analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph e ka komentuar duke thënë se vota pro anëtarësimit të Kosovës, i afron serbët drejt Asociacionit të shumëkërkuar.

Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Implementimi (i Asociacionit) do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Si dhe, liberalizimi i vizave më në fund do t’u mundësojë serbëve lëvizje të lirë në BE”, ka shkruar Joseph në Twitter.

/Shqip.com