Joseph-Lajçakut: Vazhdojnë diskutimet për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi tha se shtetet anëtare po diskutojnë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës për të ardhur në përfundime mbi atë që ndodhi.
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, e pyeti Lajçakun pse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq s’është distancuar nga sulmi dhe sugjeroi që tash BE-ja dhe SHBA-ja t’i bëjnë presion Serbisë që të drejtohet kah Perëndimi, duke ua paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”.
Lajçak tha se do të dalin me qëndrim “kur kemi vërtetuar faktet. Ai tha se “shtetet anëtare po diskutojnë” dhe se “u takon shteteve anëtare të vendosin” se çfarë ndodhi dhe nëse ajo çfarë dihet tashmë mjafton për të ardhur në përfundime apo ende. “Hetimet po vazhdojnë. Ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë”, tha ai.
“Ndoshta kjo mjafton. Do ta shohim shumë shpejt”, tha Lajçak, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojë javën e ardhshme.
Sugjerimin e Joseph, Lajçak e anashkaloi me buzëqeshje.
Joseph u shpreh i pakënaqur me përgjigjen e Lajçak, duke shkruar kështu në platformën “X”: “Miroslav Lajçak i përgjigjet qartë — duke mos iu përgjigjur — sugjerimit tim që BE/SHBA të bëjnë presion ndaj Beogradit që më në fund ta zgjedhë Perëndimin, duke ia paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””.
/Shqip.com