Sport Ndërkombëtar

Jorginho tregon arsyen e transferimit nga Chelsea te Arsenali

Jorginho ka treguar për arsyet e transferimit të tij nga Chelsea te Arsenali.

“Pa dyshim, Arteta është një nga arsyet. Më thirri dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt, e mbyllëm marrëveshjen në më pak se 48 orë. Fola me Chelsean dhe kuptova se nuk isha më pjesë e planeve të tyre”, ka thënë Jorginho.

“Doja të përparoja dhe projekti i Arsenalit është i përshtatshëm për këtë. Ky është një ekip i ri që luan futboll të mirë dhe i përshtatet karakteristikave të mia”, ka shtuar braziliani me nënshtetësi italiane.

“I shqyrtova të gjitha opsionet dhe mora një vendim. Ndonjëherë duhet të pajtohesh me faktin se po largohesh nga projekti dhe se çdo gjë do të marrë fund dikur”, tha mesfushori i Arsenalit në një intervistë për DAZN.

/Shqip.com