Sport Ndërkombëtar

Jorginho tregohet i sinqertë

Chelsea mbrëmë ka shënuar fitore në “San Siro”, duke e mposhtur Milanin me rezultat 2:0, ndërsa autor i golit të parë ishte Jorginho nga penalltia.  

Ai ka folur pas ndeshjes duke u ndalur dhe te penalltia e akorduar në dëm të Milanit. Jorginho është i sinqertë në deklaratën e tij për “Sky Sport”: “Kartoni i kuq ndaj Tomorit ishte i ekzagjërear. Nuk ishte penallti. Megjithatë edhe pse humbën, besoj se Milani do të jetë në top dhjetëshe”.

Më pas ai ka folur për gjuajtjen e penalltive, të cilat i gjuan në një mënyrë të veçantë.

“Kam besim dhe jam i qetë. Të gjithë gabojmë ndonjëherë por duhet të mësojmë prej tyre. Gjithmonë përpiqem që të përmirësohem”.

Në fund, ai i ka thënë pak fjalë edhe për skuadrën tjetër italiane, Napolin. “Nuk jam i habitur. Ata po bëjnë shumë mirë. Jam i lumtur për ta. Frikë? Jo, respekt po. Sidomos për ata që luajnë mirë. Asgjë nuk fiton me frikë”, tha ai.

/Shqip.com