Jorge Mendes: Ronaldo është shumë i lumtur në Manchester United

Nuk do të largohet nga ishulli.
Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Manchester United, përkundër spekulimeve se ai nuk është i lumtur te “Djajtë e Kuq”.
Këtë lajm a ka konfirmuar, agjendi i portugezit, Jorge Mendes për “Sky Sport”.
“Ky do të jetë një sezon i mrekullueshëm për të.
Cristiano është shumë i lumtur në Manchester United. Ai do të vazhdojë me paraqitjet e tij solide dhe të shkëlqyera, siç ka bërë gjithmonë në karrierën e tij. Ky do të jetë një sezon i mrekullueshëm për të, jam i sigurt,” tha Mendes.

Përkundër formës së luhatshme ekipore, Ronaldo vazhdon të jetë në majat e futbollit evorpian.
Kapiteni i Portugalisë, ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tri herë, në 15-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezon të Premierligës.
Formë edhe më të lartë po kalon në Ligën e Kampionëve.
Në pesë ndeshje të zhvilluara në ata kompeticion, CR7 e ka tundur rrjetën gjashtë herë.
Përkundër faktit që është 36 vjeçar, ai po i dëshmon të gjithëve që ka shumëçka për t’i ofruar futbollit.
Ndërsa, Unitedi gjendet në vendin e gjashtë në elitën e futbollit anglez.
Pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara, kjo skuadër ka grumbulluar vetëm 31 pikë, 19-të më pak se City që është lider. /Shqip.com