Sport Ndërkombëtar

Jordi Alba-n po e merr gjumi në bankën rezervë

Jordi Alba

Për tetë sezone rradhazi – ishte startues i rregullt në Barcelonë.

Pozita e mbrojtësit të krahut të majtë ishte bërë “pronë private” e tij.

Por, Jordi Alba ka mbetur në stol – ku edhe duket që po e merr gjumi – sipas disa videove të publikuara në Twitter.

Reprezentuesi spanjoll – jo vetëm që e ka humbur vendin e titullarit, por nuk është as zgjedhja e dytë.

Xavi Hernandez – po e preferon të luaj me Alejandro Balden, teksa si opsion të dytë po e sheh Marcos Aloncon, i cili startoi ndaj Bayern Munchen.

Alba – ka startuar vetëm në një ndeshje të La Ligës deri më tani, në dy është inkuadruar nga banka rezervë – teksa në tri të tjera – nuk është djersitur fare.

Një ndeshje e ka zhvilluar edhe në Ligën e Kampionëve – ndërsa total ai është paraqitur vetëm 216 minuta në këtë sezon.

33 vjeçari ka kontratë me skaudrën katalunse – deri në vitin 2024 – kurse në “Transfermarkt” vlerësohet nëntë milionë euro./Shqip.com