Sport Ndërkombëtar

Jordi Alba: Messi është ende më i miri në botë

Jordi Alba dhe Leo Messi

Leo Messi e niste një pasim të gjatë – në krahun e majtë.

Jordi Alba nisej në sulm – dhe pjesa e tjetër është histori.

Messi-Alba ishte një dyshe që dhuroi shumë gëzime – në “Camp Nou” ndër vite, por në verën e kaluar gjithçka mori fund pas largimit të argjentinasit.

BarçaTimes on Twitter: "@sport 🎙Alba: “The team has improved a lot, that's  right. But now harder games, like the upcoming game against Sociedad.”" /  Twitter
Alba-Messi, foto nga e kaluara

Në një intervistë për medimin spanjoll Cadenaser.com, Jordi ka folur ish-shokun e tij të skuadrës, që për të mbetet ende më i miri në botë.

“Nuk ishte e lehtë për të, shokët e tij të skuadrës apo klubi, por futbolli është i tillë. Është e vështirë ta shohësh atë me një fanellë tjetër, por ai është ende më i miri në botë”, tha fillimisht ai.

Jordi po ashtu shtoi se “atij i ka mbetur shumë futboll dhe jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të jetë shumë më mirë. Messi është lojtari me të cilin kam kuptuar më së miri dhe do të ishte mirë nëse ai do të kthehej. Kam vuajtur shumë pas largimit të tij pasi ai ishte një mik i mirë”.

Lidhur me një rikthim të argjentinasit në “Camp Nou” – ditë më parë ka folur edhe këshilltar i Joan Laportas, Enric Masip.

Jordi Alba gets 'wet' about Messi's future and Koeman's continuity
Alba-Messi, foto nga e kaluara

Në një intervistë për “Cadena SER”, ai kishte thënë se “asgjë nuk është e pamundur, situata të pamundura ndodhin në jetë. Ishte ndoshta një nga periudhat më të bukura [për klubin], por gjërat shkuan ashtu siç bënë dhe ai zgjodhi një projekt në Paris.

Kapiteni i Argjentinës nuk po zhvillon një sezon të mirë me parsienët, pasi në 18-të ndeshje të zhvilluara në Ligue 1 – ka shënuar vetëm dy gola. Kurse, ka asistuar dhjetë herë.

Ai ka kontratë që e mban – në kryeqytetin francez – deri në vitin 2024. /Shqip.com