Rozë

Jonida Vokshi zbulon numrin e banorëve që do të hynë në Big Brother VIP Kosova

Kanë mbetur edhe pak ditë që Big Brother VIP Kosova, të fillojë transmetimin.

Deri tani është konfirmuar që Jonida Vokshi do të jetë prezantuese bashkë me Alaudin Hamitin.

Ndërkaq, ajo ka zbuluar një detaj rreth BBV.

Përmes një pyetësori në rrjetin social Instagram, Jonida është pyetur se sa banorë do t’i ketë shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.

“14 si fillim”, është përgjigjur ajo.

Kujtojmë që BBV, ditë më parë ka zbuluar edhe që opinionist do të jetë Olti Curri.