Rozë

Jonida Vokshi do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova”

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, do të jetë bashkëprezantuese me Alaudin Hamitin në “Big Brother VIP Kosova.”

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova, në Instagram.

“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkërezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderim në sezoin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, u tha në postim

Kujtojmë që aktorja Jonida Vokshi ka luajtur edhe në serialin “O sa mirë”.

“Big Brother VIP Kosova”, është drejt finalizimit ndërkaq ende nuk janë bërë publik pjesëmarrësit.