Rozë

Jonida Maliqi për pushime në Zanzibar, po jo vetëm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, këto ditë të nxehta shihet duke shijuar pushimet diku në kontinentin afrikan.

Ajo ka shkuar në Zanzibar të Tanzanisë së bashku me një grup miqsh, ku kanë shijuar kohë të mirë së bashku.

Jonida po bën të pamundurën që të jetë sa më aktive në rrjetet sociale që të dokumentoj çdo hap të udhëtimit të saj që të shpërndajë momentet më të bukura me fansat e saj.

Jonida përndryshe është shumë e pëlqyer për stilin e saj dhe paraqitjet unike, si një adhuruese e modës.

Ajo ka kohë që nuk ka sjell diçka të re për fansat e saj, mirëpo ka bërë të ditur se mund të pritet që shumë shpejt të vijë me diçka të re. /SHQIP.com