Lajme

Jon Musliu, rekrutohet nga Forcat Ajrore Amerikane

Jon Musliu, rekrutohet nga Forcat Ajrore Amerikane
Jon Musliu, rekrutohet nga Forcat Ajrore Amerikane

Jon Musliu është i riu nga Kosova që është zgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore Amerikane. Ai ka treguar për “ABC e Mëngjesit” se i dashur të kalojë shumë sfida deri te fitorja, duke përmendur këtu shumë teste të përgjithshme, por edhe fizike.

Ka qene konkursi i hapur i FSK dhe ka qene një marrëveshje me Amerikën. Aty kam aplikuar dhe kam kaluar shumë sfida, vështirësi, sepse kemi pasur shumë teste të përgjithshme dhe të gjuhës angleze, matematikës, teste fizike. Edhe më pas kemi pasur për t’u përzgjedhur disa finalista prej Kosovës, që të vazhdojnë për më tej dhe me nxjerr dikë më të mirë. Prej atyre testeve kam mundur të dal i pari dhe të siguroj një vend në Akademinë e Forcave Ajrore në Amerikë”, u shpreh Joni, raporton abcnews.al.

Më tej, ai ka zbuluar se kur i dërguan email dhe i thanë që është pranuar, i është dukur shumë e pabesueshme.

Kjo eksperiencë besoj ja ka vlejtur dhe jam i kënaqur që kam mundur ta çoj deri në fund, d.m.th të siguroj një vend aty. Normal që kur e kam parë për herë të parë, kam qene shumë i gëzuar. Kam pritur të më vij një email i tillë, por unë u habita shumë dhe isha shumë i gëzuar”, ka thënë Musliu.

/Shqip.com