Rozë

“Jom shku të hoxha”, Fifi tregon si e kaloi depresionin

Këngëtarja, Fifi

“Big Brother Vip” tashmë ka disa javë që ka filluar ku edhe banorët janë ambientuar me njëri-tjetrin.

Pjesë e kësaj shtëpie është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raqi-Fifi, e cila është njëra ndër personazhet më të përfolura.

Këngëtarja vazhdimisht po rrëfen për vështirësitë që ka kaluar në jetë, ku së fundi ka treguar se si e ka kaluar depresionin.

Derisa fliste me Arditin, Monikën, Sabianin dhe Palomën ajo tha se ka vizituar një imam i cili i ka ndihmuar ta kalojë depresionin dhe sa herë ka shkuar aty tha se qante me lot.

Ajo deklaroi se kishte shkuar të një hoxhë, i cili i kishte kënduar asaj Kuran dhe shkruar për të.

Fifi po ashtu tha se kishte filluar që të falte edhe namazin e sabahut.

Ajo përderisa ka treguar për sëmundjen e saj ka folur për një ngjarje në një festival kur i kishte rënë të fikët pasi që sipas saj nuk i përballon emocionet e forta.

“Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në një festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ia dilja dot në muzikë’’, tha Fifi./SHQIP.com