Kulturë Kino

Johnny Depp kthehet në rolin e kapitenit Jack Sparrow

Johnny Depp do të kthehet në Piratët e Karaibeve në rolin e kapitenit Jack Sparrow, pesë vjet pas filmit të fundit.

Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, është planifikuar për një xhirim testues në MB në shkurt, sipas një fletë thirrjeje të re nga produksioni.

“Johnny është vendosur të kthehet si kapiten Jack Sparrow dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në MB”, raporton The Sun.

Xhirimet provë të filmit pritet te fillojnë në shkurt të vitit të ardhshëm, përpara se prodhimi i filmit të fillojë plotësisht.

“Të gjitha detajet e tjera po mbahen nën çelës. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet.”

Depp, bëri debutimin e tij si Sparrow në The Curse Of The Black Pearl në vitin 2003.

/Shqip.com