Kulturë Kino

Johnny Depp do të rikthehet te Piratët e Karaibeve?

Së shpejti mund të fillojnë planet për një film të ri të “Pirates of the Caribbean”.

Por pyetja e parë në lidhje me këtë, është se a do të kthehet kapiteni Jack Sparroë, Johnny Depp.

Siç dihet gjerësisht, marrëdhënia mes Disney dhe Johnny Depp u acarua pasi ai u akuzua për abuzim nga ish-gruaja Amber Heard.

Depp më vonë e paditi Heardin për shpifje dhe me një juri që vendosi shumë në favor të tij, aktori është shfajësuar në sytë e shumicës.

Ai e ka rikthyer karrierën e tij të aktrimit në rrugën e duhur me një rol kyç në filmin francez Jeanne du Barry, i cili tërhoqi turma të mëdha si filmi hapës në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti.

Gjatë gjyqit për shpifje, Depp dëshmoi se ai u pushua nga Disney nga roli i tij si Jack Sparroë, duke anuluar të gjitha planet për të bërë një film të gjashtë.

Aktori tha se ai ndihej i “tradhtuar” dhe sugjeroi se nuk do të punonte më me Disney-n në një projekt tjetër.

/Shqip.com