Kulturë Kino

Johnny Depp do të merrte 22.5 milionë dollarë për “Pirates 6”

Agjenti i Johnny Depp tregoj të hënën se Depp do të merrte 22.5 milionë dollarë për të luajtur në filmin e gjashtë “Pirates of the Caribbean”, por Disney vendosi të shkonte “në një drejtim tjetër” pasi Amber Heard publikoi një shkrim që ringjallte akuzat për abuzim.

Jack Whigham, i cili përfaqësoi Depp në Creative Artists Agency dhe më vonë në Range Media Partners, dëshmoi se pjesa e dhjetorit 2018 në Washington Post kishte një ndikim “katastrofik” në karrierën e Depp.
“Pas shkrimit të artikullit ishte e pamundur t’i jepja atij një film në studio,” dëshmoi Whigham.

Depp ka paditur Heardin për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo shkatërroi karrierën e tij me akuza të rreme për dhunë në familje.

Ndërkaq, gjyqi hyri në javën e katërt, pasi ekipi i Depp vazhdoi të thërriste dëshmitarët për të mbështetur pretendimet e tij.

Avokatët e Depp-it po kërkojnë të provojnë se ishte shkrimi që dëmtoi perspektivat e punësimit të Depp-it dhe jo akuzat e mëparshme të abuzimit të Heard-it në 2016-ën, e cila përfundoi në një marrëveshje divorci.

Në vjeshtën e vitit 2018, ai fitoi 1 milion dollarë për “Waiting for the Barbarians”, një film i pavarur, dhe ai ishte caktuar të merrte 3 milionë dollarë për “Minamata”, një tjetër film i pavarur, që do të xhirohej në fillim të 2019.

Bredehoft gjithashtu vuri në dukje dëshmitë e mëparshme që sugjeronin se Disney nuk kishte gjasa të luante Depp në film që në vjeshtën e vitit 2018.