Sport Shqiptar

Joe Hart dhe “rënia” e tij

Joe Hart - sa ishte pjesë e Manchester Cityt

Ai ishte gardian i kombëtares angleze.

Teksa, në Manchester City nuk njihte konkurencë për vendin e titullarit.

Katër herë e fitoi “dorëzen e artë” në Premierligë.

Por, karriera e Joe Hart mori një kahje tjetër – kur Pep Guardiola u emërua trajner i Cityt – në vitin 2016.

Burnley goalkeeper Joe Hart opens up about struggles with 'not feeling  wanted' by Pep Guardiola at Man Cit - News Edge
Pep Guardiola dhe Joe Hart

Strategu spanjoll nuk e kishte në planet e tij – portierin anglez.

Raportohej se dyshja kishin marrëdhënie të ftohta.

Hart nuk pati zgjiedhje tjetër, pos të shkonte në huazim te ndonjë skuadër.

Torino doli të jetë destenacioni i parë jashtë Anglisë.

Manchester City Ready To Offload Outcast Joe Hart From Their Ranks
Joe Hart – Torino

Në Itali qëndroi një sezon – luajti titullar, ama largua.

Joe u kthye përsëri në ishull – ku një sezon mbrojti ngjyrat e Burnleyt e pastaj të West Hamit.

Në të dyja këto “aventura” zhvilloi nga 19-të ndeshje në kampionat.

Së fundmi, fatin e provoi edhe në Tottenham Hottspur – ku ishte zgjedhja e dytë dhe ndeshjet i shikonte nga stoli.

Joe Hart explains what the Tottenham players have begun to realise this  season - football.london
Joe Hart – Tottenham

Por, nuk u dorëzua.

35 vjeçari mori një vendim që doli të jetë një “rilindje” e karrierës.

Ai iu bashkua Celticit si transfer i lirë, skuadër me të cilën u shpall kampion i Portugalisë dhe ishte titullar i padiskutueshëm.

Celtic's Summer Signings: Mid-season assessment – Joe Hart
Joe Hart – Celtic

Ani pse niveli i futbollit portugez nuk është i njëjtë me atë të Anglisë, Hart po e shijon futbollin përsëri. /Shqip.com