Lajme Botë

Joe Bideni pengohet dhe bie gjatë ceremonisë së diplomimit (FOTO)

Momenti i rrëzimit të presidentit Joe Biden

Joe Bideni është penguar dhe rrëzuar gjatë një ceremonie diplomimi në një akademi të Forcave Ajrore të ShBA-së.

Presidenti i ShBA-së, 80-vjeçar, u ndihmua shpejt nga tre persona dhe eci drejt ulëses së tij pa asnjë ndihmë. Ngjarja ka ndodhur në Kolorado.

Teksa presidenti u ndihmua të ngrihej në këmbë, ai bëri me gisht pas tij, duke treguar se çfarë e kishte penguar.

Shefi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt, tha se Bideni ishte mirë, raporton Skynews.

“Kishte një thes me rërë në skenë teksa ai po shtrëngonte duart me përshëndetje”, tha ai.

Bideni, i cili qëndroi në këmbë për pjesën më të madhe të ceremonisë disaorëshe për të shtrënguar duart me të diplomuarit, dukej se u përplas për diçka dhe ra në gjunjë drejt fundit.

Presidenti kandidon për rizgjedhje në vitin 2024.

/Shqip.com