Lajme

Joe Biden u përlot pas takimit me priftin që kreu ritet e fundit për djalin e tij

Joe Biden shpërtheu në lot pas një takimi të rastësishëm në një kishë irlandeze me priftin që kreu ritet e fundit për djalin e tij të ndjerë, Beau.

Ati Richard Gibbons, i cili shoqëroi presidentin amerikan drejt faltores katolike Knock, tha se nuk e dinte që një nga kolegët e tij, ish-kapelani i ushtrisë amerikane, At Frank O’Grady, e kishte administruar kungatën derisa arriti presidenti.

Beau Biden, djali i madh i presidentit, vdiq në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 nga kanceri në tru. Biden ka thënë shpesh se Beau, ish-prokuror i përgjithshëm i Delawares dhe i cili punoi edhe në Kosovë, duhet të jetë president në vend të tij.

“Ndodhi kështu dhe kjo është spontane. Ne kemi punuar këtu në faltore me kapelanin që i dha ritet e fundit, vajosjen e fundit, djalit të tij në Shtetet e Bashkuara”, tha Gibbons, raporton reuters.

Ndryshe, Beau Biden ka kontribuar pas luftës në Kosovë në fushën e drejtësisë. Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale post-mortem Beaus ndërsa një rrugë në qytetin e Ferizajit u emërtua sipas tij.

/Shqip.com