Lajme Botë

Joe Biden mbërrin në Londër për funeralin e Mbretëreshës

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Londër përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për një mbledhje të liderëve botërorë që nuk janë parë për dekada, raporton BBC.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Shumë nga të ftuarit pritet t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në shtëpinë e saj të shtrirë në Ëestminster Hall dhe të nënshkruajnë një libër ngushëllimi në Lancaster House.

Por fokusi do të jetë një pritje zyrtare shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace të dielën.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë ftesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Vjosa Osmani- Prindon Sadriu

Në njoftim thuhet se të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator.

Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta./SHQIP.com