Lajme Botë

Joe Biden e konfirmon, do të rikandidojë për President të SHBA-ve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, është pyetur shumë herë nëse do të kandidojë sërish për president, por sonte, në prag të ditës që pritet ta shpallë zyrtarisht, ai e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garë.

Ai duket se ka hequr pengesën e vetë-imponuar, atë të miratimit nga familja e tij.

Ekipi i Biden shpreson që një rizgjedhje do të siguronte mandatin e dytë të Biden, por sondazhi i fundit tregon një histori tjetër.

Sipas një sondazhi të ri të NBC, vetëm një në katër amerikanë miraton vendimin e tij për të kërkuar një mandat të dytë.

/Shqip.com