Sport Ndërkombëtar

Joao Felix kërkohet nga katër gjigantë, Atletico vendos çmimin e tij

Joao Felix është bashkuar me Chelsean në afatin kalimtar të janarit si huazim nga Atletico Madrid.

Londinezët paguan 11 milionë euro për t’i marrë në huazim shërbimet e portugezit për gjashtë muaj, por që në fund të sezonit do të bisedojnë për blerjen përfundimtare.

Megjithatë, përkundër faktit se ndihet mirë në Londër, Joao Felix ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Rerezentuesi portugez nuk dëshiron të rikthehet në ‘Wanda Metropolitano’ pasi nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Diego Simeone.

Atletico Madrid ka vendosur ta shesë në fund të sezonit Joao Felixin dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se “Los Colchoneros” duan 80 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Chelsea shihet si favorite për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, por në garë janë edhe Barcelona, PSG dhe Bayern Munich.

/Shqip.com