Lajme

Jo vetëm tortë, Ramës i shkojnë dhe me arkivol poshtë zyrës

Mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet po zhvillohet protesta e 35-të e të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, së cilës këtë herë i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë nga diaspora.

Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme.

Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Arkivoli i mbajtur në duar nga disa protestues, kishte të vendosur edhe një fotografi të kryeministrit Edi Rama.

Teksa arkivoli u shfaq mes turmës, protestuesit nisën të brohorisnin në kor: “Arkivoli i Ramës, arkivoli i Ramës”.

Në të njëjtën kohë, ndërsa një nga folëset po mbante fjalën nga podiumi dhe u përpoq të mbulonte zërin e brohoritjeve duke thërritur: “Arrestoni Ramën”.

/Shqip.com