Rozë

Jo vetëm me Mozzik, Elvana Gjata në një duet me reperin e njohur shqiptar

Elvana Gjata

Artistët e njohur, Elvana Gjata dhe Mozzik kanë vendosur që të bashkojnë forcat, për të sjell një projekt për fansat e tyre.

Kjo është bërë e ditur nga dyshja, të cilët në rrjetin social Instagram kanë shpërndarë sekuenca nga kënga e re.

“S’ka” mban titullin prodhimtaria muzikore dhe është pjesë e albumit të ri të reperit, Lamboziki.

Mirëpo, këngëtarja pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e reperit shqiptar, bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën.

Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin në Instagram, ku zbuloi se do të sjellë me 12 janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh.

Nga 11 këngë, dy prej tyre janë duete me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

“Dëshirat dhe kërkesat tuaja për Babadimrin do të realizohen me 12 Janar, kur në të gjitha platformat si Spotify, Youtube etj do të lansohet albumi, Muzikë e Alltisë, prej Mc Kreshës dhe Lyrical Son”, ka thënë ai.

Ndryshe duke e ditur famën e këngëtarëve, suksesi është i padiskutushëm./SHQIP.com