Rozë

Jo vetëm Donaldi, por edhe Trixa kopjon klipin e kolegut të saj

Donald dhe Trixa

Beatrix Ramosaj ka festuar të enjten ditëlindjen e saj të 30-të.

Këngëtarja e dashur kosovare për këtë rast të veçantë ka vendosur t’i befasojë fansat duke publikuar këngën e re.

“Vonë” mban titullin projekti i ri muzikor nga Trixa që po aludohet se është sërish dedikim për Donaldin, kjo pasi që në tekstin e këngës ajo i drejtohet dikuj se je shumë ‘fake’.

https://www.youtube.com/watch?v=t0uI26yfipM&t=12s

Mirëpo kjo këngë është duke u akuzuar se është kopjuar nga këngëtari Leon, ku videoklipet kanë ngjashmëri – projekt i publikuar 11 muaj më parë.

Për një gjë të tillë është akuzuar edhe Donaldi me emision e tij.

Dhe kjo bëri që nga YouTube i Top Channel të zhduket jo një por dy skeçe të tyre, madje dhe ai që kishin xhiruar me reperin Gjiko./SHQIP.com