Lajme

Jeton Bytyçi zgjidhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese
Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Jeton Bytyçin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në procesin e votimit morën pjesë 96 deputetë, ku Bytyçi mori 69 vota.

Emri i tij tash do t’i propozohet për dekretim presidentes Vjosa Osmani.

Kandidati tjetër, Selman Ymeri arriti t’i marrë 19 vota, derisa tetë vota u shpallën të pavlefshme.

/Shqip.com