Sport Shqiptar

Kampione Europe në atletikë, Luiza Gega: Mu premtuan 100 mijë euro, nuk i mora kurrë për shkak të…

Peripecitë që ndeshin sportistët e disiplinave të ndryshme në Shqipëri janë nga më të çuditshmet.

Shqipëria ka fatin të ketë një Kampione Europe në atletikë dhe pa asnjë diskutim që triumfi i Luiza Gegës na ka bërë krenarë të gjithëve.

Por si ia kthejmë ne Luizës këtë arritje historike, deri edhe në thyerje rekordi europian, si ia kthen federata dhe shteti të cilit ajo i përket?

Për “Albana Osmani Show”, Luiza Gega bën një rrëfim surprizë. Ajo thotë se ndryshe nga sa propagandohet nga përfaqësuesit e lartë të shtetit, asaj i mungon mbështetja dhe nuk i jepet ajo që i premtohet apo që ligji ia njeh.

Kampionia shqiptare tregon se ka jetuar me qira për vite me radhë, ndërsa vetëm kohët e fundit ka siguruar një banesë me kredi bankare.

100 mijë eurot që iu premtuan nga qeveria vitin e kaluar, menjëherë sapo u shpall kampione europe në atletikë, Luiza thotë se nuk i mori kurrë për shkak të interpretimeve ligjore që iu bënë Vendimit të Këshillit të Ministrave për sportistët që fitojnë medalje në garat ndërkombëtare.

Luiza Gega: S’kam shumë që kam marrë një shtëpi timen dhe ende nuk e kam përfunduar. Do më duhen disa vite për ta shlyer kredinë.

Albana Osmani: Një kampione europe nuk është e pasur?

Luiza Gega: Jo. Nuk besoj se do të jetë një kampion europe i pasur. Ka shpërblime, ka ndryshuar shumë kohët e fundit.

Albana Osmani: Titulli i fundit shkonte 100 mijë euro, apo jo?

Luiza Gega: Ka një shpërblim 4 milionë lekë të reja. VKM-të nuk i lexoj me përpikmëri. U tha që si rekord i kampionatit europian do ketë 6 mln lekë të reja. Por jo, është marrë shpërblim vetëm për kampion euro, 4 mln lekë, ndërsa nuk është marrë kurrë një shërblim i tillë pavarëishst se në media u tha, u premtua, pastaj më thanë që nuk e përmban VKM-ja. S’kishin pse të jepnin një lajm që nuk është i vërtetë. U tha që nuk ta japim dot se nuk e përmban VKM-ja. Ka patur edhe disa shpërblime që nuk i japin sepse ashtu interpretohet në Vendimet e Këshillit të Ministrave.

Albana Osmani: Pra, ngelin aty ku janë për shkak të interpretimeve ligjore. Nuk mund ta kaloj kaq lehtë, aq sa të kem zë dhe forcë mediatike sot do të bërtas, do ta ngre zërin…

Luiza Gega: U bënë 2 vite që unë këmbëngul për atë që më takon, kurrë në jetën time nuk kam kërkuar gjë. Pjesën më të madhe të shpërblime i ccoj grumbullime, suplemente, bazë materiale, ushqime sepse nuk mund të jesh sportiste në nivel të lartë pa mbështetje financiare pas. është e pamundur. Një sportiste të nivelit tim që të mbahem këtu duhuen 60-70 mijë euro në vit.

Albana Osmani: Sa jep shteti shqiptar?

Luiza Gega: Unë nuk marr asgjë përveç këtyre shpërblimeve.

Albana Osmani: Po si jeton ti?

Luiza Gega: Ka diçka të mirë që është bërë kohët e fundit. Jam kolonele te Forcat e Armatosura dhe marr një pagë atje që është diccka jashtë mase shumë e mirë dhe nuk mund të jem mosmirënjohëse.

Albana Osmani: I përballon faturat e përditshme?

Luiza Gega: Gjërat ndryshuan në vitin 2022. Se më përpara ishte shumë më e vështirë. Mundoheshim të gjenim sponsor për buxhet. Prej 15 vitesh unë kam jetuar me qira, nuk e merrja kurrë hapin për të patur diccka tënden. Edhe kur e mora hapin, shtysë ishte motra ime që jeton në SHBA…

Albana Osmani: Historia e sportistëve dhe përballjeve financiare të sportistëve në këtë realitetin tonë shqiptar është një histori jo pak e dëgjuar. por të dalësh dhe të mburresh me postime për ty në Instragrame dhe të themi bravo Shqpiëria dhe realisht…

Luiza Gega: Realisht kanë ndryshuar gjërat. Unë jam sportiste e klubit sportiv Tirana. Veliaj ndryshoi shumë trajtimin e sportistëve elitarë. Ne nuk merrnim më 30 mijë lekë të reja, por 65 mijë lekë të reja, plus 30 mijë lekë për suplemente, pra kishim një mbështetje. Nuk më duket shumë për të përballuar nëse dua të jem e barabartë me sportistët e tjerë, por më duket shumë më mirë. Kam parrë 10 mijë lekë të reja dikur, 25 mijë lekë të reja më pas. Kisha një bursë nga Komiteti Olimpik që ishte 800 dollarë në muaj. Aktualisht bëhet një pagë e plotë që të përballoj shpenzimet, një jetesë normale. Por kur ikim në kampe, trajnime, në male, është e pamjaftueshme. Kam sponsor, por nuk mjafton, sponsorët nuk kanë interes, nuk iu kthehet investimi.

Albana Osmani: E dhimbshme që një sportist në vend që të t’i dedikojë energjitë e veta dhe të ketë pikësynim për të shkuar më lart, i duhet të përballet me të tilla vështirësi. Por, po i bashkohem edhe unë, jemi në rrugë të mbarë, çfarë po thuhet në këtë studio nuk do të kalojë pa vëmendje…

Kush e fiton garën Luiza Gega apo Albana Osmani?

/Shqip.com