Sport Shqiptar

Jetmir Topalli i shënon dy gola Fenerbahces (VIDEO)

Jetmir Topalli pati një paraqitje individuale impresionuese në humbjen 5-2 të Istanbulsporit ndaj Fenerbahces në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Turqisë.

Pjesa e parë përfundoi 2-0 për mysafirët, në 45 minutat e dytë, ndërsa lojtari kosovar ishte i pandalshëm.

Fillimisht, Topalli ia doli të shënonte për 2-1 në minutën e 48-të, por Fenerbahce nuk u ndal me gola dhe shënoi për 3-1.

https://twitter.com/i/status/1586783980665606144

Jetmiri (67’) u fut edhe një herë në listën e golashënuesve, derisa Muammer Sarikaya ishte asistuesi.

Mirëpo, Fenerbahce shënoi edhe dy gola të tjera, për rezultatin final 5-2.

Topalli aktualisht ka tri gola në elitën e futbollit turk, duke vazhduar kështu një formë të mirë atje.

https://twitter.com/i/status/1586788741330485248

/Shqip.com